LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu për arsye populiste

Molliqaj: Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu për arsye populiste
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel të paralajmëruar për 11 maj në Bruksel.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, tha se  Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste.

“Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare”, ka thënë Molliqaj.


Më tej Molliqaj ka thënë se Kurti tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. “Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh”, tha ai.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.

Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare.

Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte. Shtyrja është në funksion të imazhit prej një politikani të qëndresës. Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë. Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi.

Ai tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh”, ka shkruar Molliqaj.

Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit për dialogun në Bruksel
Lexo po ashtu Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit për dialogun në Bruksel

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori