LAJMI I FUNDIT:

Juve dhe Milan mund të mungojnë në Ligën e Kampionëve: Situata e tanishme, lufta për top-katërshe, ekipet kundërshtare dhe sqarime shtesë

Juve dhe Milan mund të mungojnë në Ligën e Kampionëve: Situata e tanishme, lufta për top-katërshe, ekipet kundërshtare dhe sqarime shtesë
(Foto: Twitter/Juventus Indonesia)

Pesë skuadra italiane po luftojnë për tri vende që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Interi tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane për klube dhe mund të shpallet kampion që në fundjavë nëse fiton ndaj Crotones dhe Atalanta dështon të triumfojë përballë Sassuolos.

Pikërisht Atalanta pozicionohet në vend të dytë me 68 pikë, derisa Napoli, Juventusi dhe Milani kanë nga 66 pikë dhe mbajnë pozitat tre, katër dhe pesë, në renditjen tabelare.


Standings provided by SofaScore LiveScore

Në vend të gjashtë është Lazio që pas triumfit ndaj Rossonerëve është ngritur në kuotën e 61 pikëve dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar (ndaj Torinos, sfidën e mbetur nga java e 25-të, e cila do të zhvillohet më 18 maj).

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, një prej dueleve më të nxehta është ndërmjet Juvetnusit dhe Milanit në Allianz Stadium që zhvillohet më 9 maj.

Po ashtu, Rossonerët janë mysafirë të Atalantas në xhiron e fundit sezonale, kurse Zonja e Vjetër është nikoqir i Interit në xhiron e parafundit.


Ndeshjet e mbetura të skuadrave që luftojnë për top-katërshe:

Atalanta: 68 pikë

Sassuolo (mysafir), Parma (mysafir), Benevento (vendas), Genoa (mysafir), Milan (H)

Milan: 66 pikë

Benevento (vendas), Juventus (mysafir), Torino (mysafir), Cagliari (vendas), Atalanta (mysafir)

Juventus: 66 pikë

Udinese (mysafir), Milan (vendas), Sassuolo (mysafir), Inter (vendas), Bologna (mysafir)

Napoli: 66 pikë

Cagliari (vendas), Spezia (mysafir), Udinese (vendas), Fiorentina (mysafir), Verona (vendas)

Lazio: 61 pikë

Genoa (vendas), Fiorentina (mysafir), Parma (vendas), Roma (mysafir), Torino (vendas), Sassuolo (mysafir)


(Foto: Twitter/calciomercato.it)

Çfarë ndodh nëse dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta?

Në këtë rast, faktori i parë që merret në konsideratë janë ndeshjet e ndërsjella.

Juventusi dhe Napoli kanë rekord të njëjtë, me nga një fitore, nga dy gola të shënuar dhe dy gola të pranuar, kështu që faktori i radhës është goldiferenca e përgjithshme.

Në këtë situatë, Partenopei janë në pozitë më të mirë me një gol më shumë, mirëpo kjo mund të ndryshojë në xhirot e mbetura.

Në rast se goldiferenca është e barabartë, atëherë merret parasysh numri i golave të shënuar.

Ndërkaq, nëse Milani, Juventus dhe Napoli përfundojnë siç janë tani (me nga 66 pikë) me pikë të barabarta, atëherë do të llogariten të gjitha përballjet ndërmjet tyre.

Kjo në thelb krijon një mini-ligë rezultatesh ndërmjet këtyre tri skuadrave, me tri pikë për një fitore dhe një pikë për një barazim.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Kalo në kategori