LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Boikeni dhe dy kandidatët e tjerë u braktisën nga LVV, Kurti nuk e mori seriozisht garën në Shqipëri

Ymeri: Boikeni dhe dy kandidatët e tjerë u braktisën nga LVV, Kurti nuk e mori seriozisht garën në Shqipëri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar zgjedhjet në Shqipëri dhe rezultatin e tre kandidatëve që i përkrahu LVV në këto zgjedhje.

Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se LVV ka pasur më shumë potencial në Shqipëri, por sipas tij Kurti është tërhequr ditëve të fundit.


“Po ta kishte seriozisht zoti Kurti, apo po të ishte opozitë në Kosovë ai do të ishte angazhuar shumë më tepër në fushatë dhe mbase do të kishte rezultat tjetër nga ai që e ka sot”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti thotë se Kurti pas fitores së dytë që shënoi në Kosovë është tërhequr nga retorika e tij sa i përket bashkimit më Shqipërinë.

“Nga Lezha, Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin me Shqipërinë dhe sipas tij bashkimi nuk do të ishte çështje e së nesërmes siç kemi fol më parë”.

Ymeri thotë se prej një viti Kurti ka premtuar se do të hapte degën e LVV-së në Maqedoni por që më nuk e ka përmendur.

“Ndoshta ka pasur presion ndërkombëtarë për t’u tërhequr nga kjo ide”.

Ish-deputeti thotë se Boiken Abazi dhe dy kandidatët e tjerë “u braktisën” nga Vetëvendosje.

“Boikeni dhe dy kandidatët tjerë u braktisën nga Vetëvendosje. Vendimi për të garuar në zgjedhjet e Shqipërisë nuk besoj se është marrë krye në vete nga Bojkeni. Vendimi është marrë nga Vetëvendosje. Unë nuk kamë parë seriozitet nga LVV në këtë garë. Mendoj se Kurti nuk e mori seriozisht këtë garë”, deklaroi ndër të tjera Visar Ymeri.

Kujtojmë, kandidati i mbështetur nga LVV, Boiken Abazi në zgjedhjet në Shqipëri deri më tani ka marrë 1,509 vota apo 0.64% në Qarkun e Tiranës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori