Në mëngjesin e së shtunës, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia.
Petkoviq ka thënë se ndërtimi i banesave në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon për serbët në Kosovë.
Ndaj kësaj ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Stublla ka hedhur akuza ndaj ministres aktuale Donika Gërvalla-Schwarz, pasi kjo e fundit i dha leje Petkoviqit për vizitën në veri.
Sipas saj, ministrja Gërvalla-Schëarz i ka dhënë leje për tri ditë Petkoviqit në kohën kur Qeveria e Serbisë ndan para për strukturat paralele serbe në Kosovë.
“Qëndrueshmëria politike me të drejtën e Kosovës, si në opozitë kur kritika është e lehtë, ashtu edhe në pushtet kur vendimi është i vështirë e presioni i madh – është testi i parë i pjekurisë qeverisëse”.
“Dhënia e lejes për vizitë në Mitrovicë e në Deçan, me shpresë për respektim të marrëveshjeve të Brukselit – dikujt që sa herë ka ardhë ka shkelur ato, ka shpërndarë gënjeshtra historike e politike kundër nesh, ka mohuar krimet e Millosheviqit, ka mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës, ka keqpërdorë për qëllime politike Manastirin e Deçanit dhe vazhdon të mbajë ilegalisht në burg në Serbi dy qytetarë të Kosovës, është njëjtë sikur t’a ushqesh ujkun me shpresë se nuk do të të kafshojë”, tha ajo.
“Për më keq, leja për vizitë i ipet Petkoviqit vetëm tri ditë pasi që qeveria e Serbisë ndan 4 miliardë dinarë për dhënie të ndihmave monetare, ndërtimin e shtëpive, spitaleve, çerdheve, e shkollave në Kosovë në mirëmbajtjen e strukturave paralele të Serbisë, 13 prej të cilave i përuroi edhe sot për qytetarët serb siç i quan ai ‘të rrezikuar’ – dhe si rëndom edhe sot shkeli frymën dhe zotimet e marrëveshjeve të Brukselit”, u shpreh Stublla, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'