LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid dhe Sevilla në garë për titull në La Liga: Kë e favorizon kalendari dhe deri në fund

Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid dhe Sevilla në garë për titull në La Liga: Kë e favorizon kalendari dhe deri në fund

Pjesa e fundit e sezonit në La Liga ka filluar, ndërsa gara për titull është më e nxehtë se kurrë më parë. 

Atlético Madrid që ishte një favorit i padiskutueshëm ka bërë shumë gabime, ndërsa Barcelona që nuk llogaritje fare para disa muajsh, me fitoren ndaj Getafes, tani e ka në dorë të tyre titullin kampion.

Kanë mbetur edhe gjashtë javë për tu mbyllur La Liga, ku përveç Barçës, e cila ka një lojë më shumë për të luajtur në garë fuqishëm mbesin edhe Atletico Madrid, ​​Real Madrid dhe Sevilla.



Kalendari i Atlético Madridit

Djelmoshat e Diego Simeones e nisin me një ndeshje të vështirë siç është ajo në “San Mamés” më 25 prill ndaj Athletic Bilbaos, një ndeshje vendimtare në fundin e kampionatit.

Ndeshja tjetër ata e luajnë kundër Elches, ndërsa më 9 maj ata do të luajnë një finale direkte, pasi këtë ditë Atlético de Madrid do të vizitojë Barcelonën në “Camp Nou”.

Pas kësaj ndeshjeje ata luajnë me Real Sociedad dhe Osasunan në shtëpi, ndërsa në xhiron e fundit udhëtojnë te Real Valladolid.


Kalendari i Barcelonës

Në dueli e radhës të besuarit e Ronald Koeman do të përballet me Villarrealin, një nga ekipet e përfshira në luftë për vendet evropiane. Barcelona më pas do të presë Granadën dhe do të përballet me Valencian në “Mestalla”.

Më 9 maj luajnë kundër Atlético Madridit q do të jetë vendimtare. Pas kësaj Barcelona luan me Levante mysafir dhe Celtan në shtëpi. Në fund, Barcelona do të mbyll kampionat kundër Eibarit.


Kalendari i Real Madridit

Një Real Madrid që vazhdon të gabojë kur nuk duhet. Ata morën 4 pikë nga 6 në ndeshjet e këtyre ditëve. Barazuan kundër Getafes dhe fituan në Cádiz. Në javnë e ardhshme Reali pret Betisin (24 prill).

Dueli tjetër do të jetë me Osasunan, ndërsa më 9 maj do të jetë një ndeshje vendimtare. Barcelona takohet me Atléticon, ndërsa Real Madridi do të presë Sevillan, që aktualisht është në vendin e katërt në La Liga.

Në ndeshjet e fundit Reali luan me Granadan, Athletic Bilbaon dhe Villarrealin.

Duhet mos harruar se Real Madridi luan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dy ndeshje ndaj Chelseat.


Kalendari i Sevillës

Të besuarit e Julien Lopeteguit ëndërrojnë që të luftojnë deri në fund për titullin e La Ligas kundër tre të mëdhenjve.

Gjashtë pikë kanë më pak se lideri, Atlético. Sevilla pret Granadan më 25 prill dhe më pas do të ketë një muaj të jashtëzakonshëm maj.

Në Pizjuán, më 3 maj luan ndaj Athletic Bilbaos, më 9 maj vizitë në Madrid kundër Reali të Zidane. Pastaj do të presë Valencian më 12 maj. Dy takimet e tyre të fundit do të jenë ndaj Villarreal dhe Alaves.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori