LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po heton një shtetas rus pas komplotit për të vrarë disidentin çeçen Mokhmad Abdurakhmanov

Gjermania po heton një shtetas rus pas komplotit për të vrarë disidentin çeçen Mokhmad Abdurakhmanov

Një shtetas rus dyshohet se ka kontraktuar një vrasës në Gjermani për të eleminuar një disident çeçen që jetonte në një nga vendin e Bashkimit Evropian.

Prokurorët gjermanë po hetojnë një person, i cili pretendohet se bleu një armë dhe solli një vrasës në vend për të vrarë një disident nga Republika ruse e Çeçenisë.

I dyshuari i cili po mbahet në paraburgim është shtetasi rus me emrin Valid D., raportojnë mediet gjermane.


Ai akuzohet për “bërjen e një deklarate se është i gatishëm për të kryer vrasjen”.

Autoritetet thanë se Prokuroria Federale Gjermane supozon se urdhri për vrasjen “erdhi nga mjedisi i regjimit së Republikës Çeçene”.

Valid D. u arrestua në muajin janar në qytetin verior të Schwerinit. Përpara vrasjes së planifikuar, e cila do të ndodhte afër Mynihut, të dyshuarit kishin kryer ushtrime në Gjermaninë veriore.

Sipas transmetuesit publik gjerman MDR dhe revistës Spiegel, e cila raportoi për herë të parë mbi hetimet, planet e vrasjes kishin për synim disidentin çeçen Mokhmad Abdurakhmanov.

I dyshuari thuhet se u tha të sillte armën dhe vrasësin e kontraktuar në Gjermani.  Gjithashtu thuhet se ishte urdhëruar të spiunonte viktimën dhe të vepronte si shofer gjatë atentatit.

Prokurorët thanë se ai ka sjell me sukses vrasësin në Gjermani dhe ka arritur të sigurojë një armë zjarri me një silenciator.

Vrasësi së pari kishte pranuar urdhrin por më pas, sipas raporteve, i është dorëzuar autoriteteve.

Valid D. besohet të jetë kontaktuar në burg nga një agjent i Qeverisë çeçene, i cili i ofroi atij 500 mijë euro për atentatin.

Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov
Lexo po ashtu Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov

Objektivi i atentatit është vëllai i blogerit çeçen Tumso Abdurakhmanov, i cili jeton në Suedi.

Kanali në YouTube i Abdurakhmanovit, që ka rreth 318 mijë abonentë, është kritik ndaj liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Tumso u godit në kokë me një çekiç, deri sa ishte duke fjetur në banesën e tij.

Kadyrov – një ish-separatist çeçen, i cili u bë një besnik i vendosur i Kremlinit – është një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë.

Komploti i pretenduar mund të krahasohet me një rast të ngjashëm nga viti i kaluar. Një tjetër rus doli në gjyq në Gjermani, i akuzuar për vrasjen e Zelimkhan Khangoshvilit. 40-vjeçari luftoi në Çeçeni kundër Rusisë në Luftën e Dytë Çeçene dhe u vra në një park të Berlinit, gjoja me urdhër të Moskës. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori