LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Bayern, Flick: Rezultati nuk na pëlqen, por duhet ta urojmë PSG-në për kalimin tutje

Trajneri i Bayern, Flick: Rezultati nuk na pëlqen, por duhet ta urojmë PSG-në për kalimin tutje

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj PSG-së.

Sipas tij rezultati i ndeshjes së parë ishte i papranueshëm, por lavdëron skuadrën për paraqitjen


“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me të gjitha rastet tona dhe ato që dhamë; pa golin e tretë, do të kalonim”.

“Ju e patë sa të rrezikshëm janë ata në sulm”.

“Unë duhet ta komplimentoj ekipin tim, edhe pse Parisi kaloi tutje. Si një humbës i drejtë, unë do të doja t’i përgëzoja ata”.

“Normalisht, skuadra ime ka kaq shumë cilësi në sulm, por sot e kishim atë goditjen përfundimtar. Ne duhet ta pranojmë këtë, edhe pse do të donim një rezultat tjetër”, deklaroi Flick.

Bayern Munich u eliminua pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, por pranimi i tre golave në shtëpi në ndeshjen e parë iu kushtoi. /Telegrafi/