Përbërësit në produktet e pastrimit mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit dhe kancerit
Shkencëtarët paralajmërojnë rritja e numrit të rasteve të sëmundjes Parkinson mund të ketë lidhje me një substancë që gjendet në disa produkte pastrimi, siç janë pastruesit e qilimave dhe pastruesit e bojërave dhe njollave.
Numri i amerikanëve me sëmundjen e Parkinsonit është rritur me 35 për qind gjatë dekadës së fundit dhe mund të dyfishohet gjatë 25 viteve të ardhshme, raporton The Guardian. Dëshmitë sugjerojnë që, të paktën pjesërisht, mund të jetë fajtor trikloreteileni.
Trikloretileni (shkurtuar TCE) përdoret në industri si pastrues i njollave dhe për pastrimin e llojeve të ndryshme të materialeve, përfshirë veshjet, qilimat dhe pajisjet metalike. Mund të gjendet gjithashtu në disa ngjitës dhe pastrues për mobile dhe makina, të cilat mund të jenë të rrezikshme nëse njerëzit thithin aromën e saj ose nëse bie në kontakt me lëkurën, raporton EPA.
Hulumtimet kanë treguar se ekspozimi ndaj trikloretilenit është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes Parkinson edhe dekada më vonë, ndërsa të dhënat janë marrë për njerëzit që kishin punuar në mjedise ku përdoret kjo substancë kimike.
Trikloretileni është gjithashtu një kancerogjen i njohur dhe ka qenë i lidhur me kancerin e veshkave, limfomën non-Hodgkin dhe ndoshta kancerin e mëlçisë. Përdorimi i tij u ndalua në Minnesota dhe së fundmi në New York City, pasi Reveal raportoi për rreziqet dhe përdorimin e saj në objektet prodhuese dhe në bazat ushtarake.
Sidoqoftë, trikloretileni nuk i prek vetëm ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të, sepse mund të mbijetojë në mjedis për më shumë se një vit. Njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm se janë ekspozuar, pasi që mund të jetë ndotur toka dhe ujërat nëntokësore, duke përfshirë edhe ujin e pijshëm.
Studime të shumta kanë lidhur ujin e pijshëm me sëmundjen e Parkinsonit dhe nuk ka pse të shkaktohet vetëm nga TCE, por edhe nga disa pesticide si thonë ekspertët nga Universiteti i Alabamas.
Studimi sugjeron gjithashtu që mund të shkaktojë defekte të zemrës te fëmijët.
The Guardian raporton se përdorimi i filtrave të ujit mund të ndihmojë në zbutjen e niveleve të trikloretilenit, por ekziston ende një rrezik sepse njerëzit lahen në ujë të ndotur ose thithin këtë substancë të rrezikshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri