LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Lëndët narkotike po kontrabandohen në të gjithë vendin

OBRM-PDUKM: Lëndët narkotike po kontrabandohen në të gjithë vendin

Kaloi një ditë tjetër, dhe përsëri heshtja nga Spasovski dhe Ministria e Brendshme për çështjet në lidhje me kartelin Zaevi dhe trafikimin e drogës. Karteli Zaevi e bëri Maqedoninë një gropë krimi. Droga prodhohet, kontrabandohet në të gjithë vendin, ndërsa Zaev po vozitet me pakujdesi me motoçikleta në të gjithë Maqedoninë, thuhet në deklaratën e partisë së OBRM-PDUKM.

Nga atje ata pyesin, a është Aleksandër Ushilkovski i cili u arrestua në aksionin, i cili u zhvillua nga DEA, shofer personal i Trajçe Zaev?

“A është furgoni me targa greke, në të cilin u gjet droga me vlerë mbi 800 mijë euro, e një kompanie që është partnere e ndërmarrjes së Zaevit? Pikërisht nga ajo kompani ku nisi dërgesa që u sekuestrua gjatë këtij aksioni.


Po ashtu nuk ka përgjigje në lidhje me pronësinë e ndërmarrjes “Medical 420″, e cila është e përfshirë në këtë krim.

Sa mijëra kilogramë marihuanë janë kontrabanduar dhe qarkulluar në vitet e fundit nga plantacionet e marihuanës, shumë prej të cilave janë licencuar në familjen Zaevi dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të qeverisë?

Do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e qeverisë dhe kartelit Zaevi. Shumë shpejt pushteti do të merret nga duart e mafies dhe do të kthehet në duart e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori