LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i lumtur me fitoren ndaj Granadas, por i nervozuar me suspendimin e tre lojtarëve shkaku i ndëshkimeve

Solskjaer i lumtur me fitoren ndaj Granadas, por i nervozuar me suspendimin e tre lojtarëve shkaku i ndëshkimeve

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ishte i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në Ligën e Evropës kundër Granadas, por ka thënë se nuk ishte “një natë perfekte” pasi tre lojtarë do t’i mungojnë në ndeshjen e dytë çerekfinale të javës tjetër shkaku i ndëshkimeve ma kartonë.

Djajtë e Kuq duken mirë të vendosur për një vend në gjysmëfinale pasi golat në secilën pjesë nga Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes siguruan një fitore 2-0 kundër skuadrës spanjolle.


Sidoqoftë, ata do të jenë pa Harry Maguire, Scott McTominay dhe Luke Shaw për ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme pasi të gjithë morën kartonë të verdhë dhe plotësuan numrin e ndëshkimeve.

Manchester United fiton si mysafir ndaj Granadas në ndeshjen e parë çerekfinale
Lexo po ashtu Manchester United fiton si mysafir ndaj Granadas në ndeshjen e parë çerekfinale

“Nuk ishte një natë perfekte. Ne morëm tre kartonë të verdhë dhe tre pezullime. 2-0 është rezultat shumë i mirë. E dimë sa e vështirë është të vish në Spanjë. Duhej të luanim mirë për të marrë një rezultat”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

Solskjaer vlerësoi ndikimin e dy golashënuesve, Rashford dhe Fernandes duke bërë lëvdata për ta.

“Rashford dhe Fernandes kanë qenë të jashtëzakonshëm, shumë të rëndësishëm për ne”.

Notat e lojtarëve, Granada 0-2 Manchester United: Lindelof më i mirë në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Granada 0-2 Manchester United: Lindelof më i mirë në fushë

“Ishte një vrapim shumë i mirë nga Rashford, e merr topin në mënyrë fantastike. Bruno është shumë i sigurt në penallti edhe pse portieri gati e priti atë”.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është ende një ekip i ri, një ekip që mëson. Duhet të përmirësohemi gjatë gjithë kohës. Futbolli ju kap kaq shpejt nëse pushoni. Ne nuk mund të kemi ndonjë qasje tjetër”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori