LAJMI I FUNDIT:

Hauge: Haaland më tha të bashkohem me Milanin, Ibrahimovic po më ndihmon që nga transferimi në San Siro

Hauge: Haaland më tha të bashkohem me Milanin, Ibrahimovic po më ndihmon që nga transferimi në San Siro

Mesfushori i Milanit, Jens Petter Hauge zbuloi se sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland ‘rekomandoi’ që ai të transferohej te Rossonerët.

Hauge ka luajtur 18 ndeshje në Serie A me Rossonerët, duke kontribuar me dy gola deri tani. Goli i tij i fundit erdhi në barazimin 1-1 me Sampdoria pas pushimit ndërkombëtar.

“Do të doja të kontribuoja në ekip dhe të shënoja gola. Ende ka vend për përmirësime dhe për këtë unë do të vazhdoj të punoj shumë”, ka thënë fillimisht Hauge për SportMediaset.


Hauge: Milani e di çfarë mund të bëj
Lexo po ashtu Hauge: Milani e di çfarë mund të bëj

Anësori norvegjez, i cili mbërriti nga Bodo/Glimt verën e kaluar shtoi se Zlatan Ibrahimovic e ka ndihmuar atë që nga transferimi i tij në Milano.

“Ai është i shkëlqyeshëm, kemi kaluar shumë mirë së bashku. Pas arritjes sime ai më tha që të angazhohesha dhe ta shijoja, sepse Milani është një ekip me një histori të rëndësishme”.

“Ai më tha të punoja shumë dhe të përpiqesha të shkoja mirë me grupin”.

Hauge shtoi gjithashtu se ai foli me sulmuesin Haaland për Milanin dhe zbuloi që shoku i tij i ekipit kombëtar e këshilloi atë të shkonte te klubi nga San Siro.

“Ne biseduam shumë, e njohim mirë njëri-tjetrin. Kishte shumë klube që ishin të interesuar për mua. Unë fola me të për Milanin, dhe ai ma rekomandoi atë”.

“Ai më tha se do të ishte e vështirë, por se do të bëja mirë”.

“Mendoj se Haaland ka cilësitë për të luajtur në Itali, ai do të ishte shumë i lumtur këtu sepse është i fortë dhe i shpejtë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori