LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi dhe Juventusi në garë për transferimin e Dembeles

Manchester Unitedi dhe Juventusi në garë për transferimin e Dembeles

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele mund të largohet në verë nga Camp Nou, ndërsa klubet që duan shërbimet e tij janë Manchester Unitedi dhe Juventusi.

Dembele mund të jetë njëri nga largimet e mëdha të Barcelonës në afatin kalimtar të verës, ndërsa klubet e interesuara për të nuk mungojnë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë të interesuar të nënshkruajnë me Dembelen këtë verë.


Gazeta spanjolle pretendon se sulmuesi francez është në një udhëkryq – ai ose mund të zgjedhë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Barcelonën ose të dalë në shitje pasi i mbetet vetëm një vit nga marrëveshja e tij aktuale.

Blaugranët nuk do të donin të humbnin ish-yllin e Dortmundit në një transferim falas duke pasur parasysh tarifën e tepruar të paguar BVB.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë njoftuar Unitedin dhe Juven për mundësinë e nënshkrimit të 23-vjeçarit për një çmim të zbritur rreth 50 milionë euro.

Liverpooli dhe Paris Saint-Germain thuhet gjithashtu se janë duke mbajtur shënime për situatën e sulmuesit francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës

Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës

Sport
Kalo në kategori