LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj tre  zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, tani të pandehurve N.S., N.K. dhe F.K., të cilët janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Sipas kërkesës, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor.

Aksioni i policisë në Karaçevë, dorëzohet edhe një person i dyshuar
Lexo po ashtu Aksioni i policisë në Karaçevë, dorëzohet edhe një person i dyshuar

Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar.


Rasti "Karaçeva": 30 ditë paraburgim ndaj 23 personave të dyshuar për kontrabandë me gjedhe, mallra, dhe organizim i lojërave të fatit
Lexo po ashtu Rasti "Karaçeva": 30 ditë paraburgim ndaj 23 personave të dyshuar për kontrabandë me gjedhe, mallra, dhe organizim i lojërave të fatit

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori