LAJMI I FUNDIT:

Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë

Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus, njoftoi policia italiane. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente.

Policia ka ndaluar të dy personat, por vetëm shtetasi italian është arrestuar nën dyshimin e krimeve të rënda, përkatësisht të spiunimit dhe cenimit të sigurisë shtetërore.


Shtetasi rus për të cilin thuhet se ka punuar në Ambasadën e Rusisë në Itali, pritet të dëbohet nga vendi. Ai nuk është arrestuar pasi gëzon imunitet diplomatik, tha deklarata e policisë.

Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Policia ushtarake e zhvilloi aksionin “gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” raporton se oficeri italian mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë.

Arrestimi vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit, veçanërisht për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, një veprim i cili nxiti zyrtarët e BE-së të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori