LAJMI I FUNDIT:

Ngannou i lumtur pasi u shpall kampion bote në peshat e rënda në UFC, kërkon luftë me Jon Jones

Ngannou i lumtur pasi u shpall kampion bote në peshat e rënda në UFC, kërkon luftë me Jon Jones

Francis Ngannou ka folur pas shpalljes kampion bote i peshave të rënda, teksa dëshiron që meçi i radhës të jetë ndaj legjendës së UFC, Jon Jones.

Ngannou është bërë kampion bote i peshave të rënda në UFC pasi rrëzoi në mënyrë brutale kundërshtarin e tij Stipe Miocic në ngjarjen kryesore në UFC 260.


Ky triumf dhe shpallja kampion bote e ka lumturuar luftëtarin kamerunas, i cili ka treguar se me punë gjithçka arrihet.

Ngannou e mposht me nokaut brutal Miocicin dhe fiton titullin e botës në peshat e rënda UFC
Lexo po ashtu Ngannou e mposht me nokaut brutal Miocicin dhe fiton titullin e botës në peshat e rënda UFC

“Ai bëri një gabim duke më ndjekur, mbase ai mendoi se isha lënduar apo diçka tjetër. Kjo është kur e kapa atë”, ka thënë fillimisht Ngannou pas meçit.

“Ne kemi bërë shumë punë, kemi punuar për gjithçka. Çdo ditë, ne kemi qenë duke punuar për ato gjëra. Kam punuar çdo ditë dhe mësova të relaksohem dhe të marr më të mirën nga vetja ime në vend që të dilja”.

“Ky titull nuk është vetëm për mua. Ky është për të gjithë ne”.

Ngannou tani është i etur të bëjë një luftë me legjendën Jon Jones.

“Sipas mendimit tim ai është më i madhi i të gjitha kohërave. Do të ishte një sfidë shumë e mirë për mua dhe do të ishte mirë për rezymenë time. Por këtë herë ai është sfiduesi, unë jam kampion dhe ai po vjen dhe po më kërkon”.

“Unë jam gati, në çdo kohë së shpejti. Nëse është verë – korrik ose gusht – unë jam gati, vetëm më tregoni paratë”, përfundoi kampioni i peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori