LAJMI I FUNDIT:

Bare i lumtur me fitoren: Rëndësi kanë vetëm pikët

Bare i lumtur me fitoren: Rëndësi kanë vetëm pikët

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikët e para në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 te Andorra, ku morën tri pikë shumë të vlefshme.


I kënaqur u shfaq pas ndeshjes ndaj Andorrës mesfushori Keidi Bare, jo vetëm për asistin por edhe për 3 pikët.

“Më të rëndësishme janë tri pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa”.

“Luanin me gjashtë mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë”.

“Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim një kundër një gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin”.

“Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël”, përfundoi Bare.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori