LAJMI I FUNDIT:

Vetëm pesë lojtarë të Juves janë të paprekshëm, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ronaldo dhe Dybala

Vetëm pesë lojtarë të Juves janë të paprekshëm, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ronaldo dhe Dybala
(Foto: Instagram/paulodybala)

Janë vetëm pesë lojtarë të Juventusit, të cilët nuk janë në shitje për këtë verë dhe Cristiano Ronaldo nuk është njëri prej tyre.

Bianconerët po mendojnë për të ardhmen që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe mbetjes larg garës për titullin e Serie A.


Në edicionin e sotëm (e martë) të La Gazzetta dello Sport raportohet se janë vetëm pesë lojtarë të Zonjës së Vjetër, të cilët janë të paprekshëm nga tregu i transferimeve.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Ata janë: Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Arthur dhe Danilo.

Të gjithë të tjerë janë në dispozicion për t’u shitur për çmimin e duhur apo janë pranë përfundimit të karrierës, si Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon.

Edhe pse Fabio Paratici vazhdon të thotë se Ronaldo është pjesë e planeve të Juves, rroga e tij prej mbi 30 milionë euro në vit mund ta nxitë idenë për largimin e portugezit.

Pastaj, Paulo Dybala, i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2022, mund të shitet për të përfituar fonde. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori