LAJMI I FUNDIT:

Veshja e Dua Lipës për festën pas Grammy është e mahnitshme

Veshja e Dua Lipës për festën pas Grammy është e mahnitshme
Foto: Instagram

Dua Lipa festoi fitoren e saj të madhe të Grammy, me ndihmën e të dashurit Anwar Hadid, dhe fotot janë tepër të lezetshme.

Dua u nominua për gjashtë çmime dhe përfundoi duke marrë në shtëpi çmimin “Albumi më i mirë Pop” për albumin “Future Nostalgia”. Anwar nuk shkoi me të në ceremoni, por i dha asaj një festë të adhurueshme pas mbrëmjes madhështore.

Për të nisur natën, ajo ndryshoi nga veshja e pabesueshme me diamante të frymëzuar nga Cher në diçka po aq argëtuese. Pamja e saj për festë është një lloj versioni mini i fustanit të saj në tapetin e kuq; është një fustan shumë i shndritshëm, me super shkëlqim, me një të çarë në kofshë që duket se është gati për pistën e vallëzimit.


View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ajo e përfundoi pamjen me thonjtë e gjatë me xhevahire, në formë katrore, ​​dhe disa taka metalike që lidheshin deri në gjunjë.

Ajo ndau fotot e natës së tyre në Instagram, duke shkruar, “të gjithë fluturat në botën duke pritur për mua. Djali im engjëll Anwar Hadid”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Mbrëmja kishte një temë të fortë me flutura, nga fustani i saj i zbukuruar në tapetin e kuq, te perla e dhëmbëve në formë fluture. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Për nënat
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Kalo në kategori