LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për kandidaturën e Besian Mustafës: Nuk e ka paraqitur në organet e LDK-së, por në media

Mustafa për kandidaturën e Besian Mustafës: Nuk e ka paraqitur në organet e LDK-së, por në media

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa dje përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.

Duke komentuar kandidaturat e fundit të kandidatëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Besian Mustafa kandidaturën e tij nuk e ka adresuar në organet e LDK-së por në media.


Besian Mustafa kandidati i katërt për kryetar të LDK-së
Lexo po ashtu Besian Mustafa kandidati i katërt për kryetar të LDK-së

“Janë tre vetë, të cilët në organet e LDK-së kanë paralajmëruar se do të paraqesin kandidaturat e tyre për Kryetar të LDK-së. Poashtu lexova dje edhe për një paralajmërim, i cili nuk u është adresuar organeve të LDK-së por mediave. Sidoqoftë kandidaturat paraqiten në Kuvend, përmes Komisionit Kandidues”, u shpreh Mustafa.

Ndryshe të dielën më 14 mars, LDK do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjedh kryetarin e ri dhe anëtarësinë.

Deri më tash përveç Besian Mustafës, kandidatë janë edhe Lutfi Haziri, Lumir Adbixhiku dhe Anton Quni. /Telegrafi/