LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Francës, Le Drian: Kina po sterilizohen myslimanët Ujgurë

Ministri i Jashtëm i Francës, Le Drian: Kina po sterilizohen myslimanët Ujgurë

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha sot se “sterilizimet e detyruara” dhe “ndalimet masive” të Ujgurëve myslimane në kampet kineze u konfirmuan. Pekini mohon akuzat.

“Sterilizimi i detyruar, abuzimi seksual në kampe, zhdukjet, ndalimet masive, puna e detyruar, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, duke filluar nga vendet e lutjes, mbikëqyrja e popullsisë, e gjithë kjo është konfirmuar”, tha Le Drian në Senatin Francez.


Sipas studimeve nga institutet amerikane dhe australiane, të paktën një milion ujgurë, një pakicë kryesisht myslimane që flasin turqisht, u internuan në “kampe” në rajonin veriperëndimor të Kinës Xinjiang.

Autoritetet kineze konfirmojnë se ata kanë ndërtuar “qendra trajnimi profesional” për të ndihmuar popullatën të largohet nga ekstremizmi në rajon, i cili është nën mbikëqyrje më të madhe pas sulmeve islamike.

Shefi francez i diplomacisë edhe një herë kërkoi që një mision i paanshëm, i pavarur dhe transparent i ekspertëve ndërkombëtarë të shkojë në Xinjiang sa më shpejt të jetë e mundur nën kujdesin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michel Bachelet.

Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë
Lexo po ashtu Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë

Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive franceze t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkeljeve të të drejtave themelore të ujgurëve në fabrikat kineze që i punësojnë ato.

Më 24 shkurt, ministri vuri në dukje “sistemin e institucionalizuar të shtypjes” të Ujgurëve të Kinës në deklaratat për Këshillin e KB-së për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori