LAJMI I FUNDIT:

Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë

Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë

Qeveria kineze “ka përgjegjësi shtetërore për gjenocidin ndaj Ujgurëve myslimanëve dhe shkeljen e Konventës së Gjenocidit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan në raportin e pavarur të lëshuar sot nga Instituti Newlines për Strategji dhe Politikë në Uashington.

Një raport nga më shumë se 50 ekspertë globalë mbi të drejtat e njeriut, krimet e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare tregoi se veprimtaritë e qeverisë kineze në Xinjiang kundër Ujgurëve shkelën çdo dispozitë të Konventës së Gjenocidit të Kombeve të Bashkuara, raporton cnn.


Kjo është hera e parë që një OJQ të ketë kryer një analizë të pavarur ligjore të akuzave për gjenocid në Xinjiang, duke përfshirë përgjegjësinë në Pekinin zyrtar, transmeton Telegrafi.

Deri në dy milionë ujgurë dhe pakica të tjera myslimane besohet të jenë strehuar në kampe të përhapura nëpër Xinjiang, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Gjithashtu u theksua edhe rënia dramatike e nivelit të lindjeve midis ujgurëve në të gjithë rajonin me rreth 33 për qind.

Kina mohon akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut, duke i quajtur vendet ku janë vendosur Ujgurët qendra për parandalimin e ekstremizmit fetar dhe terrorizmit.

Konventa e OKB-së për gjenocidin u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të 1948, dhe Kina, së bashku me 151 vende, është nënshkruese e saj.

Çfarë zbuloi një raport i rastësishëm: Si po mundohet Kina të zvogëlojë numrin e myslimanëve Ujgurë?
Lexo po ashtu Çfarë zbuloi një raport i rastësishëm: Si po mundohet Kina të zvogëlojë numrin e myslimanëve Ujgurë?

Neni 2 i Konventës thotë se gjenocidi është një përpjekje për të kryer një veprim me synimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Ekzistojnë pesë mënyra për të kryer gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi të caktuar, shkaktimi i dëmit të rëndë trupor ose mendor, nënshtrimi i qëllimshëm i kushteve të jetesës që janë krijuar për të çuar në shkatërrim fizik në tërësi ose pjesërisht, pastaj vendosja e masave për të parandaluar lindjet brenda-grupore ose zhvendosja me forcë e fëmijëve nga një grup në tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori