LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich ‘blindon’ talentin Jamal Musiala, kontratë profesionale për lojtarin që do të përfitojë miliona euro

Bayern Munich ‘blindon’ talentin Jamal Musiala, kontratë profesionale për lojtarin që do të përfitojë miliona euro

Talenti i madh 18-vjeçar Jamal Musiala ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich, që do ta mbajë të lidhur kampionët e Gjermanisë deri në verën e vitit 2026.

Musiala ka folur për faqen zyrtare të klubit pas nënshkrimit duke thënë se është i lumtur në kontratën.


“Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje”.

“Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt”.

“Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern Munich. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, ka thënë Musiala.

Lojtari do të përfitojë 5 milionë euro bruto në sezon me kontratën e re.

Në këtë edicion Musiala ka zhvilluar 17 ndeshje në Bundesliga si startues duke shënuar dhe tre gola për Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori