LAJMI I FUNDIT:

Milani i falet një penalltie në minutat shtesë, merr një pikë në shtëpi nga Udinese

Milani i falet një penalltie në minutat shtesë, merr një pikë në shtëpi nga Udinese

Milani ka marrë një pikë shumë të vlefshme në shtëpi nga Udinese duke barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Rossonerët nuk kanë arritur të shfrytëzojnë terrenin vendas, pasi janë ndalur me barazim në shtëpi nga Udinese.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më konkret në kërkimin e golit të epërsisë.

Megjithatë, edhe pas rasteve nga Franck Kessie dhe Brahim Diaz, shifrat mbeten të pandryshuara në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, por edhe mysafirët patën rastet e veta, teksa arritën të shënojnë golin e parë, por që u zhvlerësua në minutat shtesë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të dhe ishte Rodrigo Becao, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në shtesë ishte Frank Kessie (90+6) që shënoi nga penalltia për 1-1.

Pas këtij barazimi, Rossonerët e shohin veten në pozitën e dytë me 53 pikë, ndërsa Udinese renditet e 11-ta me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Milani udhëton te Hellas Verona, ndërsa Udinese e pret në shtëpi Sassuolon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori