LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Gates: Bitcoin nuk është për mua

Miliarderi Gates: Bitcoin nuk është për mua

Bill Gates ka shprehur mendimin për Bitcoin, duke sugjeruar që kushdo që nuk është një njeri i pasur duhet të jetë i kujdesshëm kur blen kriptovaluta.

Gates në një bisedë përmes rrjetit social Clubhouse me gazetarin Andrew Sorkin, ka thënë se nuk ka investuar në këtë kriptovalutë.

“Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates nuk ka investuar në Bitcoin, nuk është për mua”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai vuri në dukje se preferon të investojë në kompani “që prodhojnë një produkt specifik”, duke përmendur si shembull një vaksinë kundër malaries dhe fruthit.

Miliarderi tha se i zgjodhi investimet e tij bazuar në faktin nëse ato do të vlejnë më shumë për të tjerët.

“Mendimi im i përgjithshëm do të ishte që nëse keni më pak para se Elon Musk, duhet të jeni të kujdesshëm. Elon është shumë i sofistikuar, kështu që nuk shqetësohem që vlera e tij në Bitcoin do të rritet ose ulet”, kishte thënë ai për Bloomberg.

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.

Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Kalo në kategori