LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Drita, Ballkani dhe Prishtina nuk kanë asgjë më shumë se Llapi

Batatina: Drita, Ballkani dhe Prishtina nuk kanë asgjë më shumë se Llapi
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Llapi ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Ballkanit në ndeshjen e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Edon Sadriu ishte realizuesi i vetëm në sfidën, në të cilën u ndanë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.


Në prononcimin e tij për Art Sport pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadrat në pozitat e parë nuk kanë asgjë më shumë se të zgjedhurit e tij.

Në një ndeshje dramatike, Llapi mposht Ballkanin - Drita rimerr kreun e tabelës
Lexo po ashtu Në një ndeshje dramatike, Llapi mposht Ballkanin - Drita rimerr kreun e tabelës

Sipas tij, Drita, Ballkani dhe Prishtina, që i ndajnë pozitat një, dy dhe tre, respektivisht, nuk kanë asgjë më shumë se skuadra nga Podujeva, synimi i të cilës është dalka në Evropë.

Lidhur me sfidën ndaj Ballkanit, ai ka theksuar se lojtarët iu janë përgjigjur detyrave të stafit teknik të përgatitura në seancat stërvitore dhe falë angazhimit të tyre kanë ardhur deri te fitorja.

Llapi aktualisht ndodhet në vend të gjashtë me 26 pikë, 21 më pak se pozita e parë (Drita). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori