LAJMI I FUNDIT:

Shënohet përvjetori i gjashtë i vrasjes së kritikut të Kremlinit, Boris Nemtsov

Shënohet përvjetori i gjashtë i vrasjes së kritikut të Kremlinit, Boris Nemtsov

Disa mijëra rusë dhe diplomatë perëndimorë bënë homazhe në një urë të Moskës ku politikani i opozitës Boris Nemtsov u qëllua për vdekje gjashtë vjet më parë.

Nemtsov ishte një nga kritikët më të zëshëm të presidentit aktual rus Vladimir Putin derisa u vra në një urë afër Kremlinit më 27 shkurt 2015.

Përvjetori i gjashtë i vrasjes së tij vjen menjëherë pasi kritiku aktual më i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny u dërgua në një burg për ta vuajtur dënimin gati tre-vjeçar, gjë që ai e quan si të motivuar politikisht.


Siç raportojnë mediet ruse, përvjetori zakonisht shënohet me anë të një marshi përmes Moskës, por qytetarët rusë dhe diplomatët perëndimor zgjodhën të mblidheshin këtë vit në memorialin e improvizuar, i cili çdo herë demolohet nga autoritetet.

“Ne bashkohemi në këtë vend çdo ditë për t’u treguar autoriteteve se nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë. Unë jam i sigurt se ajo për të cilën Boris luftoi – liria për rusët, mirëqenia e tyre dhe një jetë tw dinjitetshme – do të vijë së shpejti”, u tha ish-kryeministri dhe politikani i opozitës Mikhail Kasyanov gazetarëve gjatë homazhit.

Në vitin 2017, një gjykatë e shpalli një ish-oficer të forcës së sigurisë nga Çeçenia fajtor për vrasjen e Nemtsovit dhe e dënoi atë me 20 vjet burg. Katër persona të tjerë u gjetën fajtorë për përfshirje në vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Evropa
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
Kalo në kategori