Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.
Nick Clegg, kreu për marrëdhëniet globale, tha në një deklaratë se kompania është e gatshme të mbështesë mediat e lajmeve, por përsëriti shqetësimet e saj mbi pagesat e detyrueshme.
“Facebook-u është më shumë se i gatshëm të bashkëpunojë me botuesit e lajmeve”, tha zoti Clegg pasi Facebook-u rivendosi informacione lajmesh si pjesë e një kompromisi me zyrtarët australianë.
“Ne vlerësojmë sigurisht se gazetaria cilësore është në qendër të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë e hapura – duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke vënë para përgjegjësisë të fuqishmit”.
Zoti Clegg mbrojti gjigandin amerikan të mediave sociale në një blog me titull “Historia e Vërtetë e asaj që ndodhi me lajmet në Facebook në Australi”.
Platforma e mediave sociale u kritikua pasi hoqi faqet e mediave për përdoruesit australianë dhe i pengoi ata të ndanin përmbajtjen e ndonjë lajmi, në vend që të pranonte zbatimin e ligjit të propozuar.
Zoti Clegg argumenton në postimin e tij se në zemër të polemikave është një keqkuptim në lidhje me marrëdhëniet midis Facebook-ut dhe botuesve të lajmeve.
Botuesit e lajmeve ndajnë artikujt e tyre në rrjetin social ose i bëjnë ato të disponueshme për përdoruesit e Facebook-ut për t’i ndarë me veçori të tilla si hallka të krijuara për të të çuar në faqet e tyre të internetit, vuri në dukje Clegg.
Facebook-u ndihmoi në dhënien e gati 5.1 miliardë “referimeve falas” tek botuesit australianë të lajmeve vitin e kaluar, që vlerësohen sipas zotit Clegg të kapin shifrën e 407 milionë dollarë australianë në fitime për botuesit.
“Pohimet – e përsëritura gjerësisht ditët e fundit – se Facebook vjedh ose merr informacione origjinale lajmesh për përfitimin e tij ishin dhe mbeten gjithmonë të rreme,” tha zoti Clegg.
“Ne as nuk marrim dhe as nuk kërkojmë informacione lajmesh për të cilat na u kërkua të paguanim një çmim potencialisht të lartë”.
Zoti Clegg tha se për të qenë në përputhje me ligjin siç ai ishte propozuar fillimisht në Australi, “Facebook-u do të ishte detyruar të paguante shuma potencialisht të pakufizuara parash për konglomeratët e mediave shumëkombëshe nën një sistem arbitrazhi që e përshkruan qëllimisht në mënyrë të gabuar marrëdhënien midis botuesve të lajmeve dhe Facebook-ut”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe