LAJMI I FUNDIT:

Në një vendvotim në Prishtinë, kandidatët për kryeministër nuk morën as nga 70 vota

Në një vendvotim në Prishtinë, kandidatët për kryeministër nuk morën as nga 70 vota
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), para disa ditësh ka përfunduar numërimin e votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%, transmeton Telegrafi.


PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.

LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%.

AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.

KQZ, po vazhdon me publikimin e të dhënave edhe për kandidatë se nga sa vota kanë siguruar nëpër qendra të vendvotimit.

Në Prishtinë, LVV është radhitur e para, me 64.9%, pastaj LDK 17.16%, PDK 12%, AAK 3,49% dhe Nisma 1.38%.

Ndërkaq, sipas të dhënave që janë bërë të ditura nga KQZ, në një vendvotim në Prishtinë, kandidatët për kryeministër nuk kanë marrë as nga 70 vota, nga 587 sa ishin vota të vlefshme.

Avdullah Hoti (LDK) ka marrë 40 vota.

Enver Hoxhaj (PDK) ka marrë 61 vota.

Fatmir Limaj (Nisma Socialdemokrate) 6 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje në votime në Prishtinë,  ka qenë 53.70%, kurse numri numri i fletëvotimeve të vlefshme ka qenë 97.334

KQZ javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 12 vendvotimeve.

Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori