LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe i lë shumë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me arritjet e tij kur ata kishin të njëjtën moshë në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe i lë shumë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me arritjet e tij kur ata kishin të njëjtën moshë në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe është shumë më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kur ishin në të njëjtën moshë, ndërsa rekordet i tij në Ligën e Kampionëve të lënë pa frymë.

Ylli i ri i PSG, ishte i mahnitshëm në “Nou Camp” natën e kaluar ku shënoi një het-trik duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe 4-1.


Me tre golat e tij ai e çoi numrin e përgjithshëm të golave në këtë garë në 24, në vetëm 41 paraqitje, ku duhet shtuar edhe 16 asistime.

Me pak vizion Mbappe ka mundur të jetë lojtar i Barcelonës, klubi kishte zgjedhur të nënshkruante me Dembelen
Lexo po ashtu Me pak vizion Mbappe ka mundur të jetë lojtar i Barcelonës, klubi kishte zgjedhur të nënshkruante me Dembelen

Në të njëjtën moshë 22 vjeç e 58 ditë, Messi kishte arritur vetëm 17 gola dhe shtatë asistime në 33 paraqitje në Ligën e Kampionëve për Barcelonën.

Sa i përket Ronaldos, ai ishte ende duke pritur të shënonte golin e parë, ku kishte bërë 26 paraqitje për Manchester United.

Do t’i duheshin 30 ndeshje përpara se të arrinte të gjente rrjetën, duke shënuar dy herë në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 7-1 ndaj Romës në tetor 2007.

Mbappe, i cili tani ka 16 gola në të gjitha garat në këtë sezon për ekipin e Mauricio Pochettinos, megjithatë ka ende rrugë që të arrijë rekordet e tyre të përgjithshme.

Ronaldo, tani 36 vjeç, ka 134 gola në këtë garë – me të cilat ai e ka fituar pesë herë trofeun – dhe do të kërkojë t’i shtojë golat edhe sonte kur Juventusi luan me Porton.

Messi, 33 vjeç, është pak mbrapa rivalit të tij portugez si me gola ashtu edhe me trofe, duke shënuar 119 herë dhe duke fituar katër herë vendin e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori