LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të Ambasadës amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje – çdo mashtrim të raportohet

Përfaqësues të Ambasadës amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje – çdo mashtrim të raportohet

Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite, Owens u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me angazhimin që është duke u bërë në dhomën operative në mbrojtjen e votës, përmes monitorimit në teren.


Po ashtu, ajo u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.

Ndërkaq, Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.

Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori