LAJMI I FUNDIT:

Pirlo pas humbjes: Penalltia e Napolit ishte e dyshimtë, merituam fitoren

Pirlo pas humbjes: Penalltia e Napolit ishte e dyshimtë, merituam fitoren

Andrea Pirlo beson se incidenti i penalltisë ishte ‘i dyshimtë’ pas disfatës ndaj Napolit, ndërsa mendon se ekipi i tij meritoi të fitonte.

Bianconerët pësuan disfatën e tyre të dytë në Serie A në vitin 2021, pasi u mposhten në Inter dhe tani në Stadio Diego Armando Maradona.

Lorenzo Insigne humbi një penallti kundër Juve në Supercoppa muajin e kaluar, por këtë herë ai shënoi penalltinë e akorduar pas një goditje të Giorgio Chiellinit në fytyrën e Amir Rrahmani.


“Asnjëherë nuk kemi pasur një goditje në portë, kemi humbur për shkak të një incidenti të dyshimtë, por është për të ardhur keq që nuk e morëm fitoren. Bëmë paraqitjen që na duhej, por jo rezultatin që meritonim”, ka thënë fillimisht Pirlo për Sky Sport Italia.

Momenti i goditjes së Chiellinit ndaj Rrahmanit

“Ne e qarkulluam topin, por jo aq shpejt, kështu që Napoli ishte në gjendje të pozicionohej. Në pjesën e dytë ne ishim më iniciativë, krijuam më shumë shanse, por nuk e gjetëm golin”.

Pirlo u pyet pse e konsideronte incidentin e penalltisë si ‘të dyshimtë’ pasi Chiellini përplasi dorën e tij në fytyrën e Rrahmanit.

“Nëse jepni një penallti për këtë, atëherë çdo kontakt do të dënohet me një goditje dënimi. Nëse kjo do të ishte dhënë për ne, do të kishte pasur shumë polemika dhe ankesa, duke supozuar se nuk do të na jepej fare”.

“Thjesht po them që incidentet shkuan në atë mënyrë sot. Ishte një penallti e dyshimtë, një dyshim mbi kartonin e verdhë të dytë për Giovanni Di Lorenzo. Disa incidente trajtohen ndryshe kur janë kundër Juventusit, sepse të gjithë flasin për ne. Ndonjëherë ajo taktikë funksionon, ndonjëherë nuk bën”.

“Është e natyrshme kur luajmë kaq shumë lojëra që na mungon pak mprehtësia, por ishte një paraqitje e mirë dhe e vetmja gjë që na mungonte ishte goli”.

“Nuk ka asnjë garanci që ekipi që shënon më shumë gola atëherë fiton Scudetto. Ne krijojmë shumë raste, portieri i Napolit ishte ‘Njeriu i Ndeshjes’, kështu që nuk mund të ankohem për sulmuesit e mi sot”.

“Ne mund të jemi 10 pikë larg vendin të parë me një ndeshje më pak, por është ende vetëm shkurti dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, do të bëjmë mirë”.

“Nëse vendosim këtë lloj performance dhe shënojmë gola, atëherë jam i sigurt se do të marrim rezultatet që duam”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori