LAJMI I FUNDIT:

Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm

Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm

Mbrojtësi në largim i Bayern Munichut, David Alaba thuhet se po kërkon para të mëdha në kontratë nga klubi i tij i ardhshëm.

Jashtë kontratës në muajin qershor, Alaba është në kontakt me disa nga klubet më të mëdha të Evropës rreth një transferimi për sezonit të ardhshëm.


Klubet e interesuara për transferimin e austriakut përfshijnë Paris Saint-Germain, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.

Të gjitha lajmet rreth David Alaba
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth David Alaba

Sipas mediumit ESPN, Alaba po kërkon 450 mijë euro në javë nga klubi i tij i ardhshëm dhe një kontratë pesë-vjeçare.

Si e tillë, kontrata e tij do të vlente plot 110 milionë euro për tërësi – kushte që Bayerni ka refuzuar kategorikisht t’i përmbushë.

Alaba është i lirë që nga 2 janari të angazhohet në një para-kontratë me një klub të huaj. /Telegrafi/