LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Unitedit, Parker: Maguire nuk është lider, blerja e tij ishte gabim dhe duhet larguar

Ish-legjenda e Unitedit, Parker: Maguire nuk është lider, blerja e tij ishte gabim dhe duhet larguar

Paul Parker i ka kërkuar Manchester Unitedit që të kërkojë një zëvendësim për kapitenin Harry Maguire pasi pretendon se qendërmbrojtësi ‘nuk është një lider’.

Maguire u transferua në Old Trafford për 80 milionë funte në gusht të vitit 2019, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë ndonjëherë, por ai nuk e ka treguar gjithmonë vlerën e tij.


Ka pasur një numër gabimesh të profilit të lartë nga ish-mbrojtësi i Leicester Cityt dhe ai ishte fajtor kohëve të fundit për Unitedin që pranoi një barazim të vonshëm kundër Evertonit, pasi mbajti në ‘lojë’ pesë lojtarë.

Mbrojtja e Manchester Unitedit lë shumë për të dëshiruar, reagimi i tyre tek goli i fitores së Sheffield United ishte një katastrofë absolute
Lexo po ashtu Mbrojtja e Manchester Unitedit lë shumë për të dëshiruar, reagimi i tyre tek goli i fitores së Sheffield United ishte një katastrofë absolute

Ndërsa Unitedi ka investuar shumë në mbrojtje vitet e fundit është folur për nënshkrimin e dikujt tjetër për të luajtur së bashku me 27-vjeçarin, por ish-mbrojtësi i Reds, Parker beson se nënshkrimi mund të jetë në vend të anglezit.

“Pavarësisht pozitës që Manchester Unitedi e gjen veten në Ligën Premier, ata ende kanë nevojë për t’u forcuar në tregun e transferimeve këtë verë”, ka thënë fillimisht Parker për The Sun.

“Lidhur me qendërmbrojtësit, njerëzit flasin për sjelljen e një partneri të ri për Harry Maguire, por unë do të shikoja sjelljen e dy qendërmbrojtësve, pse nuk mund të jetë një lojtar që hyn dhe luan së bashku me Victor Lindelof?”.

“Harry Maguire nuk është një lider, ai e luan lojën për veten e tij, ai rri shumë thellë. Në golin kundër Sheffield United, ai e vendosi David De Gea në një pozicion të tmerrshëm dhe ai bëri një s’pastrim të tmerrshëm të cilin njerëzit më pas fajësuan portierin”.

“Ndonjëherë ju duhet të shikoni ndërtimin për të parë gabimet. Unë kam qenë gjithmonë i pasigurt për Maguire që nga dita kur Manchester United e nënshkroi atë”.

“Kur ata paguan 80 milionë funte, klubi nuk bleu një qendërmbrojtës prej 80 milionë funtesh, ishte biznes i shkëlqyeshëm nga Leicesteri”, përfundoi dy herë fituesi i Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori