LAJMI I FUNDIT:

Twitter regjistron të hyra rekorde gjatë vitit 2020

Twitter regjistron të hyra rekorde gjatë vitit 2020

Gjiganti i rrjetit social Twitter ka publikuar të hyra rekorde për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka konsideruar “vit të jashtëzakonshëm” për platformën.

Ky rrjet social ka thënë se të hyrat i janë rritur për 28 për qind, apo në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019.

Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë.


Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona.

Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë.

“Ne jemi platformë që është qartazi shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari”, ka thënë Dorsey.

Ai ka thënë edhe se 80 për qind e audiencës së Twitterit është jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25 për qind këtë vit, meqë planifikon të rrisë stafin për 20 për qind.

Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori