LAJMI I FUNDIT:

FIGC do të miratojë vonesat e klubeve për pagesat e pagave, vetëm Napoli ka paguar me rregull

FIGC do të miratojë vonesat e klubeve për pagesat e pagave, vetëm Napoli ka paguar me rregull

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) thuhet se do të miratojë një shtyrje të pagesave të pagave të futbollistëve, pasi Napoli është klubi i vetëm që ka paguar tashmë lojtarët e tyre për muajin janar.

Sipas gazetës La Repubblica, FIGC do të miratojë një masë që do të lejojë klubet e Serie A të vonojnë pagesat e pagave këtë sezon.


E tëra çfarë duhet të bëjnë është të kenë një marrëveshje të nënshkruar nga futbollistët dhe anëtarët e stafit të tyre.

Serie A dhe futbolli evropian po kalojnë kohë të vështira për shkak të pandemisë dhe kjo ka bërë që të ketë probleme me pagesat.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, pretendoi në fillim të kësaj jave se industria e futbollit mund të humbasë deri në 8,5 miliardë euro.

Agnelli parashikon se industria e futbollit ka humbje rreth 8.5 miliardë euro
Lexo po ashtu Agnelli parashikon se industria e futbollit ka humbje rreth 8.5 miliardë euro

La Repubblica gjithashtu pretendon që Interi ka paguar pagat për korrik dhe gusht, por sipas Il Corriere della Sera, Nerazzurrët tashmë kanë paguar edhe pagat e shtatorit dhe tetorit.

Sipas La Repubblica, Napoli është i vetmi klub i Serie A deri më tani me të gjitha pagesat e rregullta të pagave pasi ata tashmë kanë dhënë pagat e janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori