LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja alarmohet për dhunë të motivuar nga politika

SHBA-ja alarmohet për dhunë të motivuar nga politika

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) në Shtetet e Bashkuara ka lëshuar një alarm mbarëkombëtar të terrorizmit. Në dokument potencohet kërcënimi i mundshëm nga ekstremistët e brendshëm anti-qeveritarë “të trimëruar” nga sulmi i 6 janarit ndaj Kongresit.

Megjithatë, Departamenti tha se nuk posedon ndonjë informacion të ndonjë “komploti specifik”, por ekziston shqetësimi se njerëzit e mllefosur me tranzicionin presidencial mund të kryejnë dhunë.


“Aktualisht ekziston një mjedis kërcënues në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbase do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha DHS në një njoftim për shtyp.

Alarmi lëshohet në një periudhë të tensionuar, pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e zemëruar të ish-presidentit Donald Trump, të cilët synuan të përmbysin rezultatin zgjedhor.

“Informacionet sugjerojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose për të kryer dhunë”, thotë njoftimi.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se ekstremistët mund të ndërmarrin sulme kundër zyrtarëve të zgjedhur dhe institucioneve qeveritare.

Kongresisti, Bennie Thompson njëherësh kryesues i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se “sulmi i brendshëm i terrorizmit” në Kongres “shpërfaqi një kërcënim që ishte para fytyrave tona për vite me rradhë”.

Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se mijëra trupa të Gardës Kombëtare, të vendosura në Uashington, për inaugurimin e presidentit Joe Biden, do të vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet deri në muajin mars për shkak të kërcënimeve të mundshme.

Zyrtarët janë të shqetësuar se ekstremistët e brendshëm mund të frymëzohen nga grupe të huaja terroriste, pastaj nga kufizimet e COVID-19, ose të zemërohen për procesin e shkarkimit të Trumpit që filloi në Senat në javën e dytë të shkurtit.

Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për “nxitje të kryengritjes”.

Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar më shumë se 150 njerëz për sulmin në Kongres dhe po heton qindra të tjerë. /evropaelire/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori