LAJMI I FUNDIT:

Kolly: Zvicra mbështet krijimin e platformës elektronike që identifikon mospërputhjen në mes të ardhurave dhe pasurisë

Kolly: Zvicra mbështet krijimin e platformës elektronike që identifikon mospërputhjen në mes të ardhurave dhe pasurisë

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve tha se vendi i tij më kënaqësi do të mbështesë themelimin e platformës së re elektronike që do të lejojë identifikimin automatik te mospërputhjes në mes të ardhurave dhe pasurisë së dikujt.

Kolly foli edhe lidhur me themelimin e një platforme elektronike që do të mundësojë identifikimin automatik te mospërputhjes në mes të ardhurave dhe pasurisë.


“Zvicra ka kënaqësinë të mbështes themelimin e platformës së re elektronike që do të lejojë identifikimin automatik te mospërputhjes në mes të ardhurave dhe pasurisë së dikujt. Kjo platformë do të përdoret për të mbështetur hetimet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, shpëlarjen ë parasë dhe konfiskimin e pasurisë se fituar në mënyrë të jashtëligjshme”, u shpreh Kolly.

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ambasadori zviceran deklaroi se mbështetja e Zvicrës për drejtësinë në Kosovë ka qenë gjithmonë e drejtuar në tri pika kyçe.

“Së pari, mbrojtja dhe përparimi i sundimit të ligjit në Kosovë kërkon institucione të forta, profesionale dhe të pavarura. Së dyti, korrupsioni pengon zhvillimin, ndikon negativisht në tregun e punës dhe anon pasurinë në favor të disave. Së treti, të gjithë në Kosovë duhet të zbatojnë ligjin, askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Kolly. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori