LAJMI I FUNDIT:

Milani jep përditësime për situatën e të infektuarve me COVID-19

Milani jep përditësime për situatën e të infektuarve me COVID-19

Klubi italian, Milani ka konfirmuar se dy lojtarë janë shëruar tashmë nga coronavirusi i njohur si COVID-19, ndërsa një tjetër kishte një test pozitiv fals.

Javët e para të vitit 2021 kanë qenë jo të mirë për Rossonerët në aspektin shëndetësor, pasi shumë lojtarë janë infektuar me coronavirus.

Megjithatë, disa tashmë kanë kaluar me sukses infektimit dhe kanë dalë pozitiv, ndërsa disa tjerë mbesin ende në dyshim.


Calhanoglu dhe Theo Hernandez rezultojnë pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Calhanoglu dhe Theo Hernandez rezultojnë pozitiv me COVID-19

Njoftimi ka ardhur nga faqet zyrtare të klubit kuqezi.

“AC Milan njofton që të dy Ante Rebic dhe Rade Krunic iu nënshtruan një testi molekular me rezultate negative dhe këtë mëngjes patën testet mjekësore të kërkuara për të rifilluar aktivitetin profesional”.

“Ekzaminimet e mëtejshme kanë treguar se Theo Hernandez ishte një “pozitiv i rremë”. Dokumentacioni u është siguruar autoriteteve shëndetësore dhe lojtari tani mund të rifillojë trajnimin”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Në anën tjetër, Hakan Calhanoglu thuhet se jetë ende i infektuar me COVID-19, pasi klubi nuk ka dhënë përditësime për situatën e tij. /Telegrafi/