LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu dhe Theo Hernandez rezultojnë pozitiv me COVID-19

Calhanoglu dhe Theo Hernandez rezultojnë pozitiv me COVID-19

Klubi italian, Milani ka njoftuar se dy yjet e tij, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Dyshja nuk u stërvit të premten për shkak të testeve ‘jo përfundimtare’ për coronavirus, por u rikthyen në stërvitje të shtunën.


Megjithatë, pas testeve të nënshtruara me tampon të shtunën, rezultatet e dy yjeve të ekipit u kthyen pozitive.

U dyshua për infektim me COVID-19, por Theo Hernandez dhe Calhanoglu i kthehen stërvitjeve me Milanin
Lexo po ashtu U dyshua për infektim me COVID-19, por Theo Hernandez dhe Calhanoglu i kthehen stërvitjeve me Milanin

“AC Milan njofton se provat molekulare të bëra nga Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez janë kthyer pozitivisht. Pjesa tjetër e ekipit ka dalë negativ”.

“Të dy lojtarët, asimptomatikë, u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi”.

“Të gjithë lojtarët dhe stafi tjetër do të vazhdojnë të ndjekin një monitorim të rreptë sipas udhëzimeve të protokolleve aktuale”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Ndryshe, Milani përballet me Cagliari të hënën në Sardegna Arena, por përvec kësaj, Calhanoglu dhe Theo pritet t’i humbin edhe disa ndeshje tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori