Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.
Ky projekt ka vlerë mbi 13 milionë euro.
Hoti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe ofron qasje të mirë për qytetarët me komunat përreth.
“Më vjen mirë që është kompletuar ky projekt dhe janë akomoduar edhe nevojat dhe bizneset që të mos mbesin të izoluara. Besoj që do të përfundojë në afat rekord. Ky projekt është një nga disa që financohet nga BERZH”, tha Hoti.
Ndërsa, Abrashi tha se projekti në fjalë do të ndryshojë edhe pamjen e qytetit të Ferizajt. Ndërkohë, ai u zotua se kanë filluar hartimin edhe të disa projekteve të tjera.
E kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu theksoi se pas një odiseade po fillojnë punimet e një projekti, që sipas tij është më moderne dhe ka të bëjë me komunitetet e bizneseve.
“Tashmë Ferizaj që është shndërruar një model transformimi po i afrohet edhe ky projekt i një rëndësie të veçantë. Paraqet edhe kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, me gjatësi 5.6 kilometra”, tha Aliu.
Me përfundimin e këtij projekti, ai tha se nuk do të ketë vështirësi të qarkullimit dhe bizneseve, meqë sipas tij, ky aks rrugor po bashkon Prishtinën dhe Shkupin.
Shefi i BERZH-it për Kosovë, Neil Taylor shtoi projekte të tilla kanë filluar në vitin 2020 dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?