LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: LVV e LDK nuk janë duke bërë fushatë, PDK, AAK e NISMA më aktive

Mushkolaj: LVV e LDK nuk janë duke bërë fushatë, PDK, AAK e NISMA më aktive

Analisti Imer Mushkolaj thotë se subjektet politike prej kohësh janë në fushatë paraelektorale.

“Që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, fushata ka vazhduar”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.


Ai megjithatë thotë se disa subjekte janë më aktive në fushatë për dallim nga disa të tjera.

“Partitë janë duke veprua varësisht se çfarë qëllime i kanë vënë vetes. Shembull fushatë më të theksuar janë duke bërë PDK, AAK e Nisma, derisa LDK e LVV nuk janë duke bërë fushatë. Sidomos Vetëvendosje nuk është duke bërë fushatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se është strategji e Vetëvendosjes kjo mos bërja fushatë pasi e sheh vetën e para.

“Është interesant se Limaj dhe NISMA po bëjnë fushatë në mbrojtje të lutës së UÇK-së. Haradinaj përmendi bashkimin me Shqipërinë. PDK është fokusuar në aspektin ekonomik në sloganin tashmë të njohur “Rimëkëmbja” me premtimin e një miliardë euro”.

Analisti thotë se Hoti do të ketë probleme me fushatën nëse mendon se ta gjithë që janë kundër LDK-së janë edhe kundër Kosovës.

“Të gjithë e dimë se fraza të tilla nuk qëndrojnë dhe nuk është mirë të manovrohet”, tha ndër të tjera Imer Mushklolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori