Në listat e kandidatëve për deputetë nga subjekte të ndryshme politike, ka edhe persona që kanë probleme me ligjin. Njohësit e çështjeve juridike thonë se një dukuri e tillë po përsëritet në të gjitha zgjedhjet.
Partitë politike në Kosovë edhe në këto zgjedhje kanë përfshirë në listat e tyre persona që kanë probleme me ligjin.
Miftaraj ka treguar edhe statistika të subjekteve politike që kanë kandidatë të akuzuar për vepra penale korruptive.
“Në këtë drejtim prin AAK me katër kandidatë që janë të akuzuar për vepra penale korruptive, të pasur nga PDK me tre persona të akuzuar për vepra panele korruptive, LVV-2, Lista Serbe – 2 dhe LDK me një person të akuzuar për vepra penale korruptive”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
Miftaraj thotë se partive politike në Kosovë nuk iu pengojnë personat me vepra penale korruptive derisa ata sjellin vota për partinë.
“Shumë më shumë është me rëndësi për partitë që këta persona po sjellin vota e pak rëndësi po ka integriteti i institucionit të Kuvendit të Kosovës, integritetit të partive politike dhe mesazhit që përçojnë te populli se sa janë të gatshme këto parti në të ardhmen ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Miftaraj, përcjell Telegrafi.
Anton Nrecaj nga Instituti Clard thotë se kjo kulturë e subjekteve politike duhet të ndryshojë dhe këto parti duhet ta dëshmojnë se janë të gatshëm të punojnë për shtet ligjor.
“Të gjitha subjektet politike në Kosovë vazhdojnë të injorojnë respektimin e vendimeve të gjykatës dhe vazhdojnë ta ushtrojnë praktikës së hershme që në listë të fusin persona që janë në procese gjyqësore, pavarësisht se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një aktgjykim të formës së prerë”, deklaroi Nrecaj.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se brenda pesë ditëve KQZ duhet ta bëjë verifikimin e kandidatëve që kanë garuar në zgjedhje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City