LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, 5,164 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë, 5,164 raste aktive me COVID-19

Që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, 1 mijë e 399 pacientë kanë humbur jetën. Mbi 55 mijë kosovarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa janë shëruar 48 mijë e 572 pacientë. Raste aktive mbetën 5, 164.

“Numri total i rasteve pozitive është 55,135 raste nga 205,352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,399 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48,572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,164”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje njoftoi se tashmë në Kosovë kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid, ndërsa kanë bërë përgatitjet e duhura që së shpejti të fillojnë me procesin e vaksinimit.