LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Daka tha se vendimi për verifikimin e aplikacioneve të mërgimtarëve është marrë unanimisht

Haradinaj: Daka tha se vendimi për verifikimin e aplikacioneve të mërgimtarëve është marrë unanimisht

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.

“Biseduam për vendimin e fundit të nxjerrë nga KQZ-ja për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve jashtë Kosovës, i cili sipas znj. Daka, është një veprim që është ndërmarrë për të evituar keqpërdorimet e mundshme të votimit nga jashtë”, ka thënë Haranidja-Stublla.

Ajo ka vënë në dukje se Kryetarja Daka e ka informuar se vendimi është marrë unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, duke dëshmuar gatishmërinë e të gjithë spektrit politik për zgjedhje demokratike e me standarde të larta e gjithëpërfshirëse.


KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi
Lexo po ashtu KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

“Shfrytëzova rastin për të falënderuar Kryetaren Daka dhe KQZ-në për angazhimin e tyre intensiv për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit”, ka thënë tutje ajo në një postim në Facebook.

Ministrja e Jashtme ka theksuar se kryetarja e KQZ-së, gjithashtu e ka siguruar se e drejta kushtetuese nuk do t’i mohohet askujt nga diaspora jonë dhe se procedura shtesë e verifikimit do të bëhet me qëllim evitimin e praktikave të dëmshme të dëshmuara në proceset zgjedhore të kaluara, që kanë sjellë ankesa mbi votat e ardhura me vonesë, duke vonuar certifikimin e rezultatit përfundimtar.

“Diaspora është pasuri dhe vlerë e shtuar e Kosovës dhe gjithmonë do ta ketë përkrahjen dhe vëmendjen tonë të pandërprerë”, mbyllë postimin e saj Haradinaj Stublla.

Ndryshe, KQZ në mbkedhjen e sotme vendosi edhe për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një e-mail adresë aplikuesi mund të aplikojë për vetën dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim aplikuesi duhet të shënojë vetëm numri ne tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari. KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha Daka.

Në trend Lajme

Më shumë
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Kalo në kategori