LAJMI I FUNDIT:

KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

Nesër është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në mbledhjen e sotme të KQZ-së, në të cilën u vendos edhe për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

Me vendim të KQZ-së, subjektet e certifikuara do të shpenzojnë 0.5 euro për votues të regjistruar, e ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jo-përfundimtare të votuesve sipas së cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.


Daka gjithashtu bëri të ditur afatin për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Nesër deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale këtu në KQZ”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme, KQZ bëri të ditur se periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00, sipas kohës në Kosovë.

Ndër të tjera, KQZ vendosi edhe për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një e-mail adresë aplikuesi mund të aplikojë për vetën dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim aplikuesi duhet të shënojë vetëm numri ne tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari. KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha Daka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt të këtij vitii. /Telegrafi/