LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga inspeksioni në Prishtinë për shkelje të masave antiCOVID

LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga inspeksioni në Prishtinë për shkelje të masave antiCOVID

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar sot me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet.

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin.


“Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Askush mbi ligjin!
Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.
Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë. /Telegrafi/