LAJMI I FUNDIT:

Festat e fundvitit dhe tubimet elektorale mund të përkeqësojnë situatën me COVID

Festat e fundvitit dhe tubimet elektorale mund të përkeqësojnë situatën me COVID

Epidemiologu Lul Raka mendon se Kosova ka aktualisht situatën më të favorshme epidemiologjike me COVID-19 në rajon.

Megjithatë, ai pret rritje të numrit të rasteve për shkak të grumbullimit të njerëzve për festat e fundvitit, ardhjes së mërgimtarëve dhe kontakteve të shumta familjare këto kohë.

“Aktualisht Kosova ka situatën më të favorshme epidemiologjike në rajon. Mirëpo kjo nuk duhet të krijojë asesi vetëkënaqësi te qytetarët, sepse për shkak të grumbullimit të njerëzve në festat e fundvitit, numrit të madh të mërgimtarëve, kontakteve të shumta familjare, është e pritshme të ketë rritje të numrit të rasteve të infektimit me COVID-19” , tha mikrobiologu Lul Raka për Klan Kosova.


Epidemiologu tjetër shqiptar por që jeton në Zvicër, Taulant Muka, tha se rritjes së rasteve mund t’i kontribuojë edhe politika me tubimet elektorale.

“Nëse politika mbyll shkollat, atëherë sigurisht që nuk duhet të bëjë mitingje pasi ato mund të jenë përhapje të infeksionit”,  tha ai.

Në lëvizjen e lakores gjatë javëve në vazhdim, sipas Mukës, mund të ndikojë edhe moti i ftohtë ngase njerëzit rrinë më shumë afër njëri tjetrit, frekuentojnë më shumë restorantet dhe nuk qëndrojnë në ambiente të jashtme.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori