Gjashtë persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore të martën pas shpërthimit të një bombole të gazit në Ferizaj duhet të dërgohen për shërim jashtë vendit.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Sipas tij, gjatë një takimi që ka pasur me drejtorët dhe Këshillin mjekësor në kuadër të ShSKUK-së është vendosur që gjashtë pacientët për shkak të plagëve të rënda duhet të dërgohen për trajtim jashtë vendit.
Aliu tha se janë duke pritur që Ministria e Shëndetësisë të reagoj sa më shpejt që të mundësojë transferimin e tyre jashtë vendit.
“Në një takim me drejtorët dhe Këshillin mjekësor në kuadër të ShSKUK-së kanë vendosur që gjashtë pacientë për shkak të plagëve më të rënda dhe për shkak të lëndimeve trupore është referuar që të bëhet trajtimi jashtë vendit. Presim që Ministria e Shëndetësisë të plotësoj dokumentacionin dhe të mundësoj transferimin e tyre jashtë vendit. Besoj që MSh-ja të reagoj shpejt, dhe sonte ose nesër të bëhet transferimi në klinikat jashtë vendit”, ka thënë Aliu.
I pyetur për gjendjen e pacientes e cila është shtatzënë, ai tha se është në gjendje të mirë. Ai tha se në gjendje të mirë është edhe fëmija pesë vjeçar që ishte prezentë në këtë shpërthim.
“Në Ferizaj tash janë tre pacientë dhe gjendja e tyre është më e mirë. Ndërsa të tjerët janë në kujdes intensiv në QKUK. Pacientja që është shtatzëne është në Ferizaj, e kam vizituar dje po ashtu e ka dhe një fëmijë pesë vjeçare dhe është në gjendje shumë të mirë. Kanë lëndime por i kanë të lehta”, sqaroi kryetari Aliu.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media theksoi se pacientët të cilët vlerësohen që duhet të trajtohen jashtë vendit do t’i mbështesin ata.
“Si ministër i kam vizituar pacientët. Gjendja e tyre, disave ka qenë e rënduar. Janë duke marr trajtim adekuat. Nga koordinimi i mirë, duke filluar nga Spitali Rajonal i Ferizajt dhe Qendra Emergjente kanë treguar rezultate në shpëtimin e tyre. Disa prej tyre që vlerësohen që duhet trajtohen me trajtim jashtë spitalor, të gjitha mundësitë që i ka MSH-ja do të jetë në mbështetje të tyre dhe të familjarëve të tyre pa marrë parasysh se si, ku dhe në çfarë vendi duhet të orientohet për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Zemaj.
Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e fundit e fushatës, partitë mbajtën tubimet përmbyllëse
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza – dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'