LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së takuan Armand Dukën, diskutuan për aplikimin e VAR-it në Kosovë

Krerët e FFK-së takuan Armand Dukën, diskutuan për aplikimin e VAR-it në Kosovë

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë pune në Tiranë, ku janë takuar me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka.

Temë e këtij takimi ishte aplikimi i VAR-it në Kosovë, duke pasur parasysh se Shqipëria qysh vitin e kaluar ka filluar negociatat dhe përgatitjet për aplikimin e këtij sistemi.


FFK është duke punuar në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi, në mënyrë që edhe në Kosovë VAR-i të fillojë të aplikohet në një afat sa më të shpejtë që është e mundur, teksa përvoja e FSHF-së në këtë drejtim mund të ndihmojë shumë. Në fakt, FFK do ta përdorë të njëjtin sistem si FSHF-ja, që është njëri prej sistemeve më të avancuara, e ku do të shfrytëzohet edhe përvoja dhe softuerët e tyre.

Kjo gjë do të mundësojë trajnimin intensiv të gjyqtarëve me sistemin VAR dhe do ta bëjë të mundur përshpejtimin e aplikimit të tij në kampionatin tonë. Duke pasur parasysh mungesën e infrastrukturës së nevojshme në stadiume, sistemi VAR në Kosovë do të jetë mobil, për çka FFK e ka edhe mbështetjen e UEFA-s.

Gjithsesi, një sistem i tillë është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe sipas vlerësimeve të FSHF-së ky sistem kap vlerën e mbi 1 milionë eurove. FFK është këmbëngulëse që ta realizojë këtë projekt, për çka do të kërkojë edhe fonde nga FIFA por edhe nga institucionet përkatëse të shtetit, duke pasur parasysh se një sistem i tillë tashmë është bërë i domosdoshëm për futbollin.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori