LAJMI I FUNDIT:

Gjilani pranon 5 respiratorë, 42 karroca dhe 36 shtretër hidraulik nga bashkatdhetarët nga Gjermania

Gjilani pranon 5 respiratorë, 42 karroca dhe 36 shtretër hidraulik nga bashkatdhetarët nga Gjermania

Komuna e Gjilanit ka pranuar të hënën pesë respiratorë të oksigjenit, 30 karroca, 36 shtretër hidraulik dhe 12 karroca shëtitëse, nga bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, donacionin e ka pranuar nënkryetari Arbër Ismajli, i cili i ka falënderuar bashkatdhetarët nga Gjermania, sikurse edhe gjermanin doktor Schnatmann.


“Ky donacion që e kalon vlerën e më shumë se 70 mijë euro, flet shumë se çfarë shpirti human kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët kurrë nuk kanë hezituar për t’i dalë në mbështetje vendlindjes, sa herë që ka qenë nevoja. Unë i falënderoj shumë sepse kjo është ndihmë e jashtëzakonshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për pacientët”, tha Ismajli.

Bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, derisa u zotuan se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për qytetarët e kësaj komune.

Falënderim për donacionin e bashkatdhetarëve ka shprehur edhe menaxheri i shoqatës Handikos, Fatmir Shurdhani, i cili tha se ky është njëri nga kontingjentet më të mëdha të ndihmave që kanë ardhur për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori